Ka disa javë që është larguar nga “Për’puthen”,por Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar dhe kjo jo më kot. Edhe pse nuk është më pjesë e emisionit ajo s’mund të rrijë pa bërë deklarata të bujshme rreth tij, teksa në intervista të ndryshme ka thënë se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit. Ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe ka theksuar faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj. Shqipja ka treguar se s’ka ndërmend të rikthehet më kurrë në “Për’puthen”, madje duket se nuk i ka dalë ende inati me produksionin.

Madje pak ditë më parë la të kuptohet se do të bëhet bashkë me Arjonin, konkurrent në “Për’puthen”, për të bërë një “gol” dhe për t’i nxjerrë të palarat emisionit.

Ndërkohë pas kësaj ajo bëri lëmsh rrjetin me një foto të publikuar në Instastory ku thoshte se janë Andi me Tean, duke i akuzuar se njiheshin prej vitesh.


Por, e vërteta rezultoi ndryshe. Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës. Ndonëse ka goxha përkrahës, duhet ta pranojmë se Shqipja ka shumë persona që e kanë kritikuar dhe madje sharë nëpër komente e rrjete sociale. Të shtunën Shqipja ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndryshe nga sa pritej nuk bëri ndonjë deklaratë të papritur.
Së fundmi ajo është pyetur nga një fanse në Instagram se si ndihet pasi të gjithë janë tallur me të në “Shiko kush luan”.

“Nqs janë tallur me mua, unë i bie të jem tallur me ju. Sikur nuk shkon.“- ka qenë kjo përgjigja e Shqipes. Ditën e sotme ajo paralajmëroi sërish se do “nxjerrë të tjera të palara” nga emisioni, por nuk dihet se kur dhe çfarë.