Kjo zonjë e moshuar që shikoni në pamjet e mësipërme, ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që të futet pa radhë në një institucion.

Jenishehri ka tentuar të futet pa radhë me pretendimin se ishte deputet. Por zonja e moshuar i ka prerë rrugën dhe i ka thënë se edhe sikur të ishte President nuk kishte të drejtë. Në dukje, “debati” ka ndodhur në një spital, me aq sa mund të kuptohet nga pamjet. “Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”, i thotë e moshuara deputetit Jenishehri. Blogeri Olti Curri publikon videon.