Dashi/ Kjo javë do t’ju gjejë më të brishtë se kurdoherë. Shumë prej jush do të shfaqin atë anë të karakterit që shpeshherë tentojnë ta fshehin në sytë e të tjerëve. Partneri do të përpiqet t’ju bindë se nuk keni arsye të dyshoni për asgjë. Me gjithë këto gjëra që ju kalojnë nëpër mendje, puna do të kalojë në plan të dytë.
Demi/ Me sa duket, diçka që ju shqetëson do t’ju bëjë dyshues. E keni pothuajse të pamundur të merreni vesh me njerëzit që nuk kanë koherencë në sjellje. Do të këmbeni përvojën me të tjerë në lidhje me çështjet profesionale, por gjithsesi nuk do të mbeteni të kënaqur. Nëse gjërat nuk janë të qarta, ju parapëlqeni të tërhiqeni.
Binjakët/ Do të jeni më optimistë se kurdoherë gjatë këtyre ditëve dhe nuk do të pranoni të bëni kompromis për asgjë. Do të parapëlqeni që kohën e lirë ta kaloni në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe të të dashurit të zemrës. Me siguri që do të jeni gjithmonë të buzëqeshur në këtë prag festash.
Gaforrja/ Komunikimi nuk do të jetë pika juaj më e fortë për këtë javë. “Zonjëza e Bardhë”, që i përket shenjës së ujit, për shkak se Mërkurin do ta ketë në prapavijë, do të krijojë keqkuptime në komunikimin me partnerin. Çdo bisedë e nisur, do të degjenerojë në akuzë, duke krijuar zënka të mirëfillta.
Luani/ Ambicia, që është një karakteristikë e spikatur juaja, tani do të dalë më shumë në pah. Trinomin Uran-Saturn-Jupiter do ta keni në prapavijë. Do të ndryshoni mendim për sa i përket diçkaje që ka lidhje me profesionin tuaj dhe përpara jush do të hapen perspektiva të reja.
Virgjëresha/ Gjërat duket se do të ecin me hapa të ngadaltë gjatë këtyre ditëve. Për sa u përket çështjeve profesionale, semafori do të jetë i ndezur tek e kuqja. Mos shpresoni që hëpërhë diçka të ndryshojë në këtë aspekt. Megjithatë, mos i reshtni përpjekjet, sepse me siguri që me kalimin e kohës do ta gjeni një zgjidhje.
Peshorja/ Java mund të mos fillojë fort e mbarë në çështjet e zemrës për të lindurit në shenjën e Peshores, por vetëm pas disa ditësh situata do të përmirësohet dukshëm. Do të tregoheni më pasionantë se kurrë dhe me siguri që ankthi i fillimit do të daravitet. Këtë ndryshim tuajin edhe partneri do ta shikojë me sy të mirë.
Akrepi/ Gjatë kësaj jave, shenja e dytë e ujit do të ketë nevojë për një periudhë qetësie. Gjëja më e mirë do të ishte që të merreshit më tepër me veten tuaj dhe t’i kushtoheshit mirëqenies psikofizike, edhe pse kjo do të rezultojë e pamundur gjatë ditëve të mesit të javës.
Shigjetari/ Do të kërkohet një angazhim i madh prej jush, për sa i përket çështjeve të punës. Do t’ju duhet të jeni të organizuar, në mënyrë që të arrini të mbaroni gjithçka brenda afatit. Merruni me gjërat më urgjente dhe shtyjini punët e tjera për më vonë, që të mund t’i kushtoni kohën e duhur dhe partnerit, i cili do t’ju jetë mirënjohës.
Bricjapi/ Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë, pasi do të arrini rezultate të mira në punë. Për këtë ju favorizon edhe binomi Saturn-Jupiter, i cili dhe për pak kohë do të jetë i kthyer nga shenja e Ujorit. Duke qenë se do të keni sukses në aspektin profesional, edhe gjendja ekonomike do të përmirësohet.
Ujori/ Do të jeni këtë javë të prirur drejt blerjeve të shumta, sidomos kur bëhet fjalë për artikujt elektronikë. Nuk do të pyesni për shpenzimet, pasi edhe punët ju kanë ecur mirë. Prej kohësh ia keni vënë syrin një pajisjeje të teknologjisë së lartë, të cilën do ta zotëroni shumë shpejt.
Peshqit/ Prej kohësh i keni mbajtur një të fshehtë partnerit, por kjo nuk mund të vazhdojë më. Sa herë që bie fjala për një çështje të caktuar, ju bëni të pamundurën që të ndërroni temë. Ta dini se partneri juaj i kupton gjërat shumë mirë dhe me siguri që do t’ju detyrojë t’i thoni të vërtetën.