Melisa dhe Sindi janë përfshirë sërish në një debat të ashpër në studion e “PërPuthen”. Ndërsa po komentonte rreth takimit të Melisës me Mevlanin, Sindi në një moment përdori frazën “vajzat si Melisa”, gjë e cila irritoi jo pak këtë të fundit.
Melisa iu drejtua ashpër, ku i tha mos e zgjat më, ndërsa Sindi në përpjekje për t’u justifikuar tha se po fliste për “fenomenin”, duke shtuar se me frazën “vajzat si Melisa” e kishte fjalën për vajzat e shkathëta që nuk e kanë problem të flasin për seksin. Ndërkohë Melisa iu drejtua sërish duke i thënë “unë nuk jam fenomen”.
Debati:
Sindi: Po flas për fenomenin, vajzat si Melisa
Melisa: Je mësuar me pula më duket…
Sindi: Unë me pula?
Melisa: Mos e zgjat…
Sindi: A replikove ti? Ngrije zërin ngrije
Melisa: Kaq po të them, si janë vajzat si puna e Melisës?