Një shqiptar i Kosovës, Ardit Nreca, ka fituar vëmendjen e artistes me famë botërore, Jennifer Lopez. Arditi ka realizuar një kërcim me këngën më të re të JLo, In The Morning, dhe artistja e ka pëlqyer shumë e madje i ka komentuar. “Më pëlqen shumë zemër”, i ka komentuar Lopez të riut shqiptar.
Madje ajo nuk është mjaftuar me kaq, por i ka bërë follow dhe share kërcimtarit në të gjitha rrjetet sociale. Në një prononcim për “ABC e Pasdites”, ai u shpreh se ka punuar koreografi nga këngë të njohura botërisht dhe se po pret me padurim që Jennifer të publikojë ndonjë këngë tjetër. Arditi tha se nuk e ka zënë gjumi gjithë natën pas komentit që mori nga Jennifer.
“Mora një like në Tik Tok. Ajo më ka marrë emrin dhe mbiemrin dhe vetëm kur me ka ardhur follow. Në të gjitha rrjetet sociale me ka bërë share, follow dhe like. E ka bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë që kërcimi është prej meje, koreografia është e imja. Nuk më zuri gjumi, fjeta në orën 3 kur më komentoi”, tha Nreca.