Nga Mero Baze

Lulzim Basha filloi të kërkojë përsëri të vdekur shtesë si dikur votat jashtë kutive. Stabilizmi i shifrave të vd ek jes tek rreth 20 vet në ditë e kanë bërë përsëri të humbas qetësinë. Nuk di pse ndjehet mirë po të themi se kanë vdekur 30, 40 apo 50 në ditë. Larg qoftë mund të vijë dhe ajo ditë, por do të jetë dra matike për të gjithë. Mund të jetë dhe për të se dhe ai, nuk ka vetëm kunat dhe vjehrrë. Ka dhe prindër vëllezër, farefis, pavarësisht se ne i njohim vetëm fisin e gruas.

Këmbëngulja me të cilën ai kërkon të vd ekur përditë, si korbat pas ma sak rave, është për t’u shënuar në historinë politike të këtij vendi si instalimi i nekropolitikës. Pasi hoqi dorë nga ideja se të vde kurit nuk regjistroheshin dhe kartelat manipuloheshin, pasi u kërkoi falje mjekëve se nuk e kishte me ta, por me Edi Ramën, tani kërkon të ndryshohet klasfikimi dhe kushdo që ka v de kur të quhet se vd iq nga COVID që ai të ndjehet i qetë. Eshtë i kot debati publik me të. Eshtë i kot dokumentacioni ligjor që shoqëron një të vd ekur. Kur ti ndodh diçka në familje do ta kuptoj se sa letra do ta përcjell një të vd ekur. Kështu që është e kot të bësh betejë me të.

Do të ishte më e udhës që po me kaq cinizëm ti kërkoni Lulzim Bashës një lisitë shtesë të vd eku rish, çdo ditë dhe t’ia miratoni që ta zërë gjumi rehat. Nuk e zë gjumi kur shikon se nuk vd esin shumë shqiptarë. Do të jenë shumë. Plotësojani këtë dëshirë, se të sëmureve u plotësohen dëshirat. Ky e ka sëmundjen me ku foma fallco. Eshtë pak ma kabre por nuk është dhe aq problem. I thoni na sill çdo ditë një listë dhe lexojeni si listën e të vd eku rëve të Lulzim Bashës. Ndoshta kështu shëptojmë të gjithë nga ky refren i përditshëm i njeriut që i do shqiptarët të vd ekur.