Jupiteri dhe Saturni do të bashkohen në qiellin e 21 dhjetorit, duke formuar atë që do të duket si një yll i vetëm i ndritshëm në horizont. Fenomeni, i njohur si “Lidhja e Madhe”, pritet të ndodhë në natën më të gjatë të vitit, dhe është një mundësi unike për ta parë. “Lidhja e Madhe” do të jetë takimi më i afërt i dy planetëve më të mëdhenj në sistemin diellor që nga viti 1623, pavarësisht se Jupiteri dhe Saturni kalojnë afër njëri-tjetrit çdo 20 vjet apo më shumë.
Duke marrë parasysh kohën e lidhjes, disa e kanë krahasuar shkrirjen e dy gjigantëve të gazit me Yllin e Krishtlindjes. Nëse e lejon moti, të dy planetët do të shfaqen si yll i vetëm me sy të lirë, pak mbi horizontin kur shikojmë në jugperëndim, pak pas perëndimit të diellit.
Vendi më i mirë për të dëshmuar spektaklin është larg çdo ndotjeje të dritës, me fotografë profesionistë që këshillojnë vëzhguesit të presin të paktën 45 minuta për të lejuar që sytë e tyre të përshtaten me errësirën. Planetët do të bashkohen përsëri në 2080, që do të thotë se ky mund të jetë shansi i fundit për shumë njerëz për të parë një lidhje të tillë gjatë jetës së tyre. Burimi: CNN