Pas Saturnit, të shtunën e 19 dhjetorit edhe Jupiteri do të kalojë në shenjën e Ujorit duke konfirmuar që bëhet fjalë për një moment special, për një moment kur yjet kanë vendosur tek disa çështje, tek disa energji të caktuara. Gjatë hyrjes në Ujor, Jupiteri i përmirëson goxha toent: sepse nuk është më në rënie dhe nuk ka pengesa të shprehjes së forcës, të nevojës për të besuar në fat, etj.
Efektet që ka Jupiteri në Ujor tek secila shenjë zodiakale Së shpejti, të hënën më datë 21, Jupieri dhe Saturni do të takohen për t’i dhënë jetë një stine të re vendimesh më të thjeshtë e më të lehtë. Nën këtë qiell do të jenë shumë të lumtur dhe të kënaqur shenjat e ajrit (Ujori, Binjakët dhe Peshorja), shenja që shijojnë miqësinë e yjeve të mëdha. Do të jetë një periudhë e mirë edhe për Gaforren që do t’i ndiejë me më pak peshë marrëdhëniet, për Bricjapin që do të ndihet më i lirë dhe për Shigjetarin që do të përmirësojë komunikimin e tij.
Dashi më më në fund do të shohë realizimin e disa projekteve dhe ambicieve, ndërsa Virgjëresha dhe Peshqit do të përqëndrohen në një moment qetësie dhe kohe të çmuar për të rregulluar mendimet. Po kush kërkon diçka konkrete nën këtë qiell? Demi (takime pune dhe mundësi të mëdha rritjeje), Luani (duhet të jetë shumë konstruktiv në dashuri) dhe Akrepi (duhet të kujdeset për shtëpinë dhe për veten).