Juventusi ka barazuar në shtëpi me Atalantan 1-1. Chiesa shënoi për Juventusin në pjesën e parë derisa rezultatin e barazoi Freuler në pjesën e dytë. Ronaldo humbi penallti në këtë ndeshje, derisa Atalanta ishte shumë afër për ta fituar atë Juventus ka barazuar sonte në Torino kundër Atalantas me rezultat 1-1.
Ishte një ndeshje interesante kjo sonte, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste por që nuk arritën që t’i shndërrojnë ato në gol. Juventusi vije në epërsi me një gol të bukur të Chiesas në minutën e 29-të te ndeshjes. Me këtë gol do të përfundonte edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Atalanta ishte shumë e mirë dhe vazhdimisht sulmonte portën kundërshtare.
Ata e arrin golin e barazimit, po ashtu me një supergol në minutën e 57-të, nga Freuler. Juventusi do të mund të kalonte në epërsi në këtë ndeshje, po qe së nga penalltia do të shënonte Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të. Por, portier Gollini arriti që ta kapte goditjen e Ronaldos. Në pjesën në vazhdim të dy skuadrat kishin raste ideale për shënim, sidomos Atalanta por që nuk shënuan. Barazimi ngrit në vendin e tretë Juventusin me 24 pikë kurse Atalanta ngritët një pozitë me lartë, në të tetën me 18 pikë.