Në bashkëbisedimin ‘live’ me portalin studentor në Instagram, kryeministri Edi Rama u shpreh ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, sa i përket përballimit të pandemisë nga ministri e Arsimit, por tha ai përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.
A mendoni se efektet e pandemisë janë menaxhuar si duhet ? Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.
Cfarë është bërë mirë e cfarë është bërë keq në këto 8 vite? 7 vite e 2 muaj, se cdo muaj është muaj pune e cdo muaj mund të bëhet më shumë. Kemi ndryshuar trajektoren në sensin e të ardhmes, është një kantier i hapur, nëse e krahasojmë me ku ishim s’ka krahasim për mirë. Nuk jemi aty ku duam, ndaj duhet të punojmë ende me vullnet e durim.
Gjatë diskutimeve, bëhet e njëjta pyetje, pse baret janë hapur dhe universitet është mbyllur? Nuk është një pyetje që vjen vetëm këtu. Bëhet kudo. Duke qenë i detyruar që nga kjo kohë të bëhem student, të leximit e të mësimit sa më shumë gjërave, jo për të zëvendësuar ekspertët por për të ditur cfarë duhet të them, kudo është ndjekur e njëjta strategji dh eështë vepruar kështu. Universtietet janë konsideruar vatra me koeficent të madh rreziku edhe për shkak të numrave, bëhet fjalë për numra të mëdhenj në mjedis të vogël, dhe sigurisht që këtu ka edhe një balancë tjetër për t’u ruajtur. Ekonomikisht, s’kemi pse i fshihemi këtij argumenti. Uroj të jemi në fund të maratonës, por askush nuk e di kur është fundi i saj. Komiteti i ekspertëve është në kontakt të vazhdueshëm.