Ali Sakallioglou është pacienti që ka vuajtur më shumë nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, por tashmë ai do e mbyllë vitin duke festuar Krishtlindjet në shtëpi. 57-vjeçari qëndroi prej 222 ditësh në spital teksa tregon se vajzës së tij mjekët i thanë 3 herë se ai nuk do ia dilte.

Për të është një mrekulli pasi mjekët i dhanë zero shanse, kurse ai tani pas 222 ditësh lë spitalin për të festuar me familjarët. ”M’u dhanë zero shanse për të mbijetuar, kështu që është si një mrekulli për të festuar Krishtlindjen. Unë po pres me padurim Krishtlindjet – duhet të jem i kujdesshëm, pasi dua të jem këtu Krishtlindjet e ardhshme,”- tha Sakallioglou.