Menjëherë pas lajmit se Presidenti i Francës rezultoi pozitiv me koronavirus, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ëshë karantinuar. Kjo pasi ai ka pasur një takim me Emanuel Macron kohët e fundit. Sanchez dhe Macron darkuan së bashku në Pallatin Elysee të hënën.

Bashkë me ta ishin edhe të presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), Angel Gurria. Takimi privat u zhvillua për të festuar 60-vjetorin e OCDE-së.