Një aventurë e re për Kate Middleton dhe Princin William, të cilët u nisën për një udhëtim në bordin e trenit mbretëror rreth e për qark Britanisë së Madhe, për të inkurajuar qytetatarët dhe punonjësit që janë në vijën e parë të lu ftës kundër koronavirusit. Gjithmonë të lidhur dhe të qeshur në publik, të bashkuar ditën, por të ndarë natën. Burime nga shtypi britanik, shprehen se çifti do të flejë në shtretër të ndryshëm gjatë gjithë turneut. Udhëtimi i Dukës të Kembrixhit do të prekë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin në bordin e trenit mbretëror të siguruar nga Mbretëresha Elizabeth.

Përgjatë 12.500 miljeve (2000 km) të rrugës, ata do të jenë në kontakt me personelin shëndetësor që po lufton kundër Covidit, me mësuesit dhe me punonjësit e botës së spektaklit që kanë organizuar momente argëtimi për ta. Ideja e trenit mbretëror, erdhi në vitin 1842 nga Princi Albert, i cili e bindi Mbretëreshën Victoria të bëhej e para sovrane që udhëtonte me tren. Bëhet fjalë për një lloj “pallati mbretëror” mbi shina, me nëntë vagonë të zbukuruara me ngjyrë ari 23 karat dhe të dekoruara me mëndafsh. Treni përmban një restorant me 12 vende dhe suita private me vaska. E vetmja e metë? Dhomat janë teke, vetëm me një shtrat. Kjo është arsyeja pse Kate dhe William janë të detyruar të ndahen gjatë natës.