Në 25 prill 2021 do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Për kë do të votoni? Ajo që vihet re është se në Tiranë 60 % kanë vlerësuar PS dhe drejtuesin politik të qarkut. PS ka njohur rritje dhe zotëron ende shumicën, krahasuar me zgjedhjet 2017 ku sondazhet treguan se vetëm 48.23 % do votonin pro.

Edhe PD ka njohur rritje në Tiranë, ku 34 % e kryeqytetasve do të votonin atë nëse zgjedhjet do mbaheshin sot. Në zgjedhjet e 2017, sondazhet treguan se vetëm 30.78 % do e votonin PD. Ajo që vihet re është një ulje drastike e votove të LSI-së në Tiranë, ku vetëm 4% do votonin atë, një ulje prej rreth 9 % krahasuar me zgjedhjet e 2017.