Vogëlushi i Bora Zemanit, Arbori, ka festuar 6 vjetorin e lindjes së tij dhe në Instagram nuk mungoi urimi më i bukur nga mami Bora. “Sa shpejt kaluan 6 vite nga dita me e bukur e jetes sime. Kur njoha krijesen me te embel, me te dashur… mrekulline time! Edhe 100 vite te bukura Arbor, rrezja qe ngroh shpirtin tim! #arbordashuria“- shkruante Bora krahas pozave të të voglit në Instagram. Këtë 6-vjetor, mami Bora së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, i kanë mësuar diçka të rëndësishme Arborit.

I vogli ka mbjellë një lis në ditën e lindjes së tij, ndërsa Veliaj ka publikuar foton e tyre në rrjete sociale. “Arbori për ditëlindjen e tij, së bashku me mami Borën, mësoi si mbillet një lis në liqenin e Tiranës.”- ishin fjalët e shkruara në foto. Në fakt, ditëlindja nuk ka kaluar pa një “festë” në shtëpi, me tortëne preferuar të Arborit të cilën Bora na e tregoi në Instagram. “Edhe 100 Arbor”- shkruante torta, fjalë të cilat ia urojmë edhe ne!