Jemi mësuar të shohim shenjat që përputhen më mirë me partnerët, ato më përtacet, romantikët, por sot do të ndalemi tek shenjat më punëtore. Po,po! Ekzistojnë të paktën tre shenja në horoskop që nuk i ndal asgjë dhe dinë vetëm diçka: të punojnë fort. A e dini se cilat janë?
Dashi-Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.
Luani-Jo vetëm Dashi, por edhe mbreti i zodiakut është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave. Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave.
Akrepi-Është e pamundur që një Akrep t’i lërë gjërat përgjysmë, përkundrazi shpeshherë e gjen veten duke marrë përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë. Është nga të paktat shenja që e ka të skalitur kulturën e punës, por jo vetëm. Edhe në marrëdhënie shoqërore a dashurore Akrepi është ai që zgjedh të marrë vendime. Janë kokëfortë të lindur, gjë që i bën të pandalshëm derisa të realizojnë të gjitha qëllimet e tyre.