E para lindi gjuha e më pas shkrimi, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet e mund të flasim për gjithçka. Megjithatë duket se ky rregull nuk vlen për shenjat e mëposhtme, të cilat jo vetëm që kanë qejf të merren me llafe, por nuk n’u mbyllet goja kurrë.

Binjakët- Si mund të pushoj së foluri një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri? Planeti i mendimit u jep atyre edhe një aftësi të madhe për ta shprehur gjithmonë atë që mendojnë, dhe për hir të së vërtetës Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë, dhe ju mund ta dalloni lehtësisht një Binjak në bisedë e sipër.

Shigjetari- Personat e lindur në kët shenjë janë të sinqertë dhe entuziastë. Në bisedë kërkojnë protagonizëm dhe janë plotë me humor. Mos prisni kurrë një Shigjetar të heshtur.

Peshqit- Për Peshqit çdo gjë është një shfaqje. Ata pëlqejnë të tregojnë histori, të bëjnë demonstrime madhështore dhe të kënaqin turmat. mpulsiv dhe elokuentë, të lindurit në shenjën e Peshqve do thonë çfarë ju vjen në mendje. Ata thjesht nuk i mbajnë dot gjërat përbrenda dhe kjo reflektohet më së miri në një bisedë. Prisni debate të forta dhe të gjata me ta sepse e kanë pasion.