Dashuria është mjaft e rëndësishme në çdo marrëdhënie. Ndoshta pjesa më e fortë, lidhja më intime që dy persona kanë së bashku. Megjithatë, disa nuk do të pajtohen dhe mund të thonë se pasioni vjen nga mendja dhe është mendja ndikimi më i fuqishëm në jetën tonë dashurore. Çfarëdo që të keni në mendje, le t’i hedhim një sy katër shenjave më pasionante të Zodiakut. Ju mund të tronditeni kur të zbuloni, se cilat janë shenjat më pasionante.

Akrepi-akrepi është shenja më seksiste dhe më e pasionate e zodiakut deri më tani. Shenja që mban më shumë sekrete, por që ia tregon të fshehtat vetëm të afermve dhe të dashurve të tyre. Por, kur të keni ndezur flakët e pasionit në një Akrep, siguroheni që mund të përballoni nxehtësinë! Me gjithë këtë përshkrim të nxehtësisë, ndoshta do të mendoni se Akrepi është shenjë zjarri, por jo në fakt është shenjë e ujit. Në fakt nuk është shumë surprizuese që me një akrep ose do të fundoseni, ose do të notoni.

Peshqit-Peshqit janë me të vërtetë ato të turpshmit e Zodiakut. Ata kanë nevojnë të dinë se duhen, adhurohen dhe dëshirohen. Ata do të ëndërrojnë duke të të dashuruar, në vend që ta tregojnë gjatë ditës. Peshqit janë aq pasionantë me ndjenjat e tyre, ata e menaxhojnë pasionin e tyre me një mënyrë kreative dhe janë të aftë të shprehin ndjenjat ,në një formë prekëse. Shumica e tyre dashurojnë thellësisht, por nuk janë të bindur nëse janë të denjë për këtë dashuri.

Luani-Po, sigurisht ata janë qendra e universit, por ata nuk janë të aftë për ta kuptuar që kjo gjë nuk është e drejtë. Luanët janë pasionanët rreth marrëdhënies së tyre dhe për çdo ide që merr simpatinë e tyre. Për një luan çdo gjë duhet të jetë më e mira, edhe ju, partneri. Ata do të bëjnë të ndihesh i rëndësishëm, vetëm që të jesh me ta. Duan me pasion dhe entuziazëm, duke ju lënë në një nevojë të vazhdueshme për më shumë. Të ngrohtë dhe besnikë, ata mund të behen edhe autoritar dhe kërkues kur vjen puna te nevojat e tyre. Dashuria për një luan të vë në një pozitë të nënshtruar në çdo kohë.Shumica e luanëve janë edhe mjaft aventurier. Për t’i mbajtur ata të interesuar , lëri që të udhëheqin, ju premtojmë që nuk do mbeteni të pakënaqur.

Peshorja-Shenja diplomatike e pasionit, janë ato krijesat e bukura që duan ekuilibrin. Ata duan që të japin, por për shkak të natyrës së tyre diplomatike, ata presin reciprocitet nga pala tjetër gjithashtu. Peshoret, janë pasionante në një romancë, por jo në një mënyrë detyruese dhe agresive. Ajo pëlqen shëtitjet në plazh, darka me qirinj, dhurata të bukura dhe takime flirtuese që ndihmojnë ato të ushqejnë lidhjen me të tjerët dhe nevojën për romancë. Nëse ju dëshironi që të ketë një marrëdhënie të qetë, të dashur, por jo tepër ekspresive, Peshorja është shenjë e duhur për ju!