Bisedimet mbi një marrëveshje tregtare postBrexit duhet të lejohen të vazhdojnë edhe pas afatit të 31 dhjetorit, deklaroi kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan. ”Sigurimi i zinxhirëve kryesorë të furnizimit dhe luftimi i pandemisë së koronavirusit kërkon përpjekje të plota dhe të pandara të ministrave më shumë se kurrë më parë”, tha Khan në një deklaratë.
“Unë jam duke këmbëngulur që qeveria të kërkojë zyrtarisht një zgjatje të periudhës së tranzicionit Brexit”, theksoi ai. Ndërkohë, eurodeputetët e konsiderojnë të pamundur të ratifikojnë një marrëveshje të mundshme postBrexit, që ajo të hyjë në fuqi më 1 janar, pasi negociatorët tejkaluan dje në mesnatë afatin e caktuar.
“Lojërat politike në Westminster kanë humbur shumë kohë. Tani është e pamundur që Parlamenti të vlerësojë një marrëveshje përpara fundit të vitit. Ne nuk do të miratojmë asnjë tekst, është shumë e rëndësishme”, tha sot udhëheqësi i grupit të PPE-së, Manfred Weber në Twitter.