Klea Huta ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Këngëtarja dhe moderatorja ka treguar se gjëja më e tm errshme e simptomave të COVID-it ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë. Klea tregon se disa ushqime i dukeshin sikur kishin njëjtën aromë si benzinë ose fekale.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tm errshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme. Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale.Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea.