Kampionati anglez vazhdon të goditet nga koronavirusit dhe kjo javë ka qenë me shifra të frikshme infektimesh. Që nga fillimi i kampionatit në muajin gusht, kjo ka qënë periudha më me shumë raste pozitive, plot 18 të infektuar.
Ky është konfirmimi zyrtar që vjen nga faqja zyrtare e Premier League, e cila njofton se personat e prekur tashmë do të izolohen për një periudhë 10 ditore. Ende nuk ka asnjë detaj specifik për klubet apo për vetë të infektuarit se kush janë, por ato do të bëhen publike pas çdo jave.
Kujtojmë se ditën e djeshme ndeshja mes Everton dhe Manchester Cityt nuk u zhvillua për shkak të infektimeve tek “Qytetarët”. Përveç rasteve të Mahrez dhe Jesus ata konfirmuan dhe katër infektime të reja dhe në këtë mënyrë sfida u shty për arsye sigurie