Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvilloi sot një takim me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani. Cakaj tha se në takim u bisedua për disa hapa konkretë në funksion të bashkëpunimit strategjik në fushën e politikës së jashtme dhe rëndësinë e qasjes absolutisht të bashkërenduar në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se “Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme dhe jo vetëm”. Më herët, Cakaj zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.