Çdo vit, fëmijët në të gjithë botën i shkruajnë babagjyshit letra për Krishtlindje, por këtë vit, disa prej tyre zgjodhën t’i dërgojnë letrat e tyre kompanisë farmaceutike “Pfizer”. Vaksinat ndaj koronavirusit janë në krye të listave të tyre të dëshirave të tyre.
“I dashur Pfizer, kam dëgjuar që keni zhvilluar një vaksinë të re për koronavirusin. Punë të mbarë. A mund të dërgoni disa në Polin e Veriut për babagjyshin. Ju lutemi shpëtoni Krishtlindjet, që të gjithë fëmijët të jenë të lumtur”, shkroi një fëmijë.
Edhe mesazhi i një fëmije tjetër dërguar në adresë të kompanisë ka të bëjë me situatën pandemike dhe dëshirën për festa. Kështu që, drejtori i Pfizer, Albert Bourla, u përgjigj. “Letra si këto – nga fëmijë të mbushur me dhembshuri dhe shpresë, na kujtojnë pse puna që bëjmë çdo ditë është kaq e rëndësishme. Qëllimi i Pfizer – përparimet që ndryshojnë jetën e pacientëve është më urgjente se kurrë”, tha Bourla në një postim.
“Për Finn dhe Callum, të cilët dërguan këto letra, dua t’ju them se jeni djem shumë të mirë, të dhembshur dhe të matur në mendime, dua që ju të dini se ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë shpresë te njerëzit në të gjithë botën. Dhe ne do të sigurohemi që të kujdesemi për babagjyshin.
Por mos u shqetësoni fëmijë: Të shtunën Anthony Fauci tha për CNN se bëri një udhëtim deri në Polin e Veriut për të vaksinuar babagjyshin dhe ai do të vazhdojë me shpërndarjen e dhuratave.