Pak ditë pas vendosjes së një bllokimi të pjesshëm, Kroacia njoftoi hyrjen në fuqi të gjobave të rrepta për ata që nuk respektojnë masat për frenimin e përhapjes së COVID-19. Qeveria i ka propozuar Parlamentit të miratojë një sërë gjobash për shkeljen e rregullave për individët dhe bizneset tregtare.
“Individët që nuk mbajnë maska në ambiente të mbyllura ose e vënë në mënyrë të parregullt, mund të gjobiten me 65 euro”, thanë autoritetet. “Ata që organizojnë tubime private dhe festa private me më shumë se dhjetë persona do të gjobiten me rreth 1 300 euro, ndërsa baret dhe restorantet, që do të jenë të hapura, me një maksimum prej 5 300 eurosh”, shtuan ato.
Qytetarëve iu kërkua të njoftonin policinë ose Mbrojtjen Civile në rast tubimesh të ndaluara. Ministria e Brendshme sqaroi se forcat e rendit nuk do të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, por mund të ndërhyjnë në rast ankese nga fqinjët, në mënyrë të ngjashme me kur dikush ankohet për një festë të zhurmshme. Që nga dje, në Kroaci janë konfirmuar 2 900 raste pozitive dhe 75 vi kt im a, rekord ditor në numrin e v de kj ev e, që e çon totalin e tyre në 1 861, nga të cilat 1 300 vetëm në nëntor.