Sot Kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Rindërtimit Ahmetaj ishin të pranishëm në qytetin e Shijakut i cili vazhdon intensivisht me rindërtimin pas tërmetit. Në Njësinë Administrative Xhafzotaj iu dorëzuan çelësat e shtëpive të reja 10 familjeve. Kryebashkiaku Elton Arbana thotë se po punohet me orare të zgjatura që të përfundojnë brenda dhjetorit banesat individuale të nisura. Ndërkohë që deri tani janë trajtuar me bonus qeraje të gjitha familjet e pastreha.

Sot gjithashtu u përurua gjimnazi “16 Shtatori” Shijak me 345 nxënës, 13 klasa, 1 palestër, 3 laboratorë, bibliotekë, ambiente multifunksionale. Gjatë këtij përurimi ishte e pranishme dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.