Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për thirrjet e Arkimed Lushajt në protestë, ndaj presidentit Ilir Meta. Teksa ishte e ftuar në “Top Talk”, Kryemadhi u shpreh entuziaste, duke thënë se Stresi bëri atë thirrje pasi ka besim tek Ilir Meta. “Do i bashkëngjis dhe një thirrje tjetër të Stresit.
Ajo që dua të theksoj është vetëm një moment qoftë besimi që mund të ketë tek Stresi. Nuk shikoja zhgënjim shikoja një thirrje. Nuk kam arsye të flas unë për presidentin. Ajo që mendoj unë është se presidenti duhet të kërkojë nga strukturat e shtetit zbardhjen se çfarë ka ndodhur vërtet mes vi kt im ës dhe a ut orit.
Mund ta shikoni nuk kemi asnjë status timin me qëndrime publike përsa i përket vr as je s, pasi duhet të flasë prokuroria. Për mua shqetësuese është se si shteti shqiptar nuk kërkon testin e dr og ës për policinë shqiptare. Sjellja arbitrare, ajo sjella me halucinacione se po kërkon të më vr as ë normalisht që kërkon edhe hetim për konsumim të dr og ës”,- tha Kryemadhi. (TemA)
I paska rrejt dhe ky si Luli. Nisuni para se erdha pic.twitter.com/a0CvF6Yo6B
— Mero Baze (@merobaze) December 10, 2020