Kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë ka ulur numrin e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë ashtu si dhe numrin e shtetasve shqiptarë që udhëtuan jashtë vendit Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në njëmbëdhjetëmujorin 2020 është 2.477.003, duke rënë me 59.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë njëmbëdhjetë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 40.4%, ndërsa rënien më të madhe e ka Spanja me 90.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar gjatë njëmbëdhjetëmujorit të 2020-s llogaritet 2.691.130, duke shënuar rënie me 50.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.