Kukësi është zbardhur nga dëbora mbrëmjen e sotme. Reshjet e mëdha kanë ‘veshur’ të gjithë qytetin. Deri më tani, Policia raporton se trashësia e saj ka arritur në disa centimetra, ndërsa i kujton qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e autostradës së ‘Rrugës së Kombi’ i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, ndërkohë kontraktori i autostradës po punon për pastrimin e rrugës në të gjithë gjatësinë e saj të përfshirë nga reshjet e dëborës.