Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se vaksina anti-covid do të mbërrijë në vendin tonë kur të nis dhe shpërndarja nga OBSH, si për shumë shtete të tjera.

Teksa është bërë pjesë e emisionit “Real Story” në ‘News24’ Brataj tha se si fillim do të mbulohet vaksinimi i 20 % i kategorive më në rrisk dhe më pas do të sigurohen dhe vaksina të tjera.

“Nuk ka masë që mos të ndikojë. S’dua që të kalojmë tek entuziazmi i madh. Po të respektoheshin këto masa nuk do të ishim në këto gjendje. OBSH ka pasur në vëzhgim të gjitha vendet, sidomos ato në zhvillim pasi dhe në bazë të varfërisë, është dhe niveli i moszbatimit të masave. Projekti Covax ka 176 shtete. Ka një përqindje të vogël që OBSH e ka në kontratë që iu çon për vaksinim për atë 20 % të popullsisë që janë më të rrezikuara. Pjesa tjetër është prenotimi. Kemi hyrë dhe të Covax dhe kemi paguar dhe 3.9 mln dollarë. Vaksina do të shpërndahet gjithandej në një përqindje, që të mbrohen fashat më në rrisk. Më pas do të vazhdojë si proces. Janë rreth 200 vaksina që po kalojnë provat finale.”, tha Brataj.