Të gjithë u fiksuam javën e kaluar pas lojës që Sara i bëri Ledrit, duke i thënë se është gati për të lindur. Teksa ai ndodhej në dhomën tjetër, Sara ka hedhur pak ujë te bluza duke supozuar se shtatzënisë i erdhi fundi. Ajo thirri Ledrin, i cili është gëzuar shumë teksa ka filluar ta qetësojë Sarën me fjalë të bukura dhe përqafime. Megjithatë, ankthi te reperi është mëse i dukshëm. Ai sillet rrotull e nuk di se si të veprojë, dhe vazhdimisht pyet Sarën “Ta telefonoj maminë?” Në fund, kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë ai është përlotur dhe emocioni është mëse i kuptueshëm.
Kjo ishte një ndër videot më të komentuara të javës, ndërsa Ledri kërkoi publikisht ndihmën e ndjekësve që t’i jepnin ide për një rreng për Sarën.
Gjithashtu kjo e fundit kërkoi mendimin e ndjekësve të saj nëse duhet të vazhdonte të bënte në të ardhmen rrengje të tilla, apo t’i linte me kaq. “Vendimi” u mor nga ndjekësit, shumica e të cilëve votoi “Po”. “Jeni kaq të poshtër”- shkroi Sara me humor krahas fotos ku tregoi rezultatin e votimit. E teksa ne mezi po presim lojërat e reja të tyre ndaj njëri-tjetrit, Ledri na ka lënë të imagjinojmë sot se si do reagonte Sara nëse ai do i bënte një “prank”. Në këtë fazë të shtatzënisë, ai nuk mund t’i bëjë as lojëra, kështuqë presim derisa të vijë në jetë bebushja.
Ai ka shpërndarë një meme në Instastory, ku shkruhet: Kur ti e tepron me shakanë dhe ajo të thotë “Jo, largohu prej meje.” Reperi i ka bërë tag edhe Sarës për të treguar se edhe ajo kështu vepron në rastet kur Ledri shkon pak larg me shakatë. Në fakt ky na ngjan pak edhe me reagimin e Ledrit në prank-un e Sarës kur kuptoi se ishte lojë.