Mbrëmjen e djeshme në rubrikën “Ndaje ose pi”, Leonora Jakupi u detyrua të tregonte diçka, për të të cilën u surprizuam të gjithë. Këngëtarja u pyet se cili është personazhi publik që e ka shok për kokë dhe me cilin nuk flet. Leonora u përgjigj se Jehona Sopin e ka shoqe për kokë, por personazhin që tha se nuk flet më nuk e prisnim fare.
Leonora tha se ajo nuk mban inate, por për momentin nuk do i fliste Nora Istrefi. Fillimisht ajo nuk deshi të tregonte arsyen, por më pas tha se Nora ka bërë një gabim të madh kundrejt saj dhe i detyrohet një falje.
“Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, u shpreh Jakupi.
Leonora dhe Nora kanë qenë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën dhe në rrjet kanë qarkulluar shpesh foto të përbashkëta mes tyre. Vite më parë ato kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën për shkak të këngës së Norës “Sa t’kom dasht”, e cila ishte menduar për Leonorën, por më pas ia mori kolegia e saj. Kjo këngë rezultoi mjaft e suksesshme për Nora Istrefin asokohe, por nuk dihet nëse është kjo realisht arsyeja që ato nuk flasin, sepse Jakupi është shprehur më herët se fal shumë.
Nga ana tjetër dy artistet vazhdojnë të ndiqen ende në rrjete sociale, që shpeshherë është shenjë “armiqësie”. Gjithsesi pritet që të dëgjojmë edhe versionin e Norës për këtë histori.