Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për News24 se masat anti-Covid kanë dështuar dhe se është rritur në mënyrë alarmuese numri i vi kt im ave. Në një lidhje me “Skype” për News24, Brataj i kërkoi Vasilit dhe të gjithë politikanëve të tjerë t’i lënë mjekët të punojnë, ndërsa shtoi se nuk është e vërtetë që është rritur numri i v ik tim ave dhe të infektuarve nga koronavirusi. Sipas tij, më parë përqindja e vd eks h mër isë në vend ishte mbi 4%, ndërsa aktualisht është 2.1%.
Cila është situata me koronavirus në vend? Gjendja është kjo që raportohet. Ka pasur rritje të të infektuarve, ka një far stabiliteti këto ditë. Rezultatin e këtyre shifrave e shohim pas dy-tre javësh. Deri tani është aktivizuar Covid-4, që sapo ka filluar. Nëse do të jetë e nevojshme do të hapen dhe spitalet rajonale. Java e fundit është pothuajse te shifrat 700-800. Sot nuk është fillim pandemie dhe nuk kërkohet as vetë nga qytetarët tampon për të hequr merakun, siç bëhej në fillim. Kështu që të gjithë ata që dalin pozitivë, janë me shenja të koronavirusit. Deklarata e Vasilit për situatën, ku tha se ka ulje të numrit të testimeve, duke kërkuar që testimet të shkojnë 5-6 mijë në ditë… keni një përgjigje? Së pari i uroj shërim të shpejtë Vasilit se e di që ka pasur probleme me virusin. Ne nuk do të ngelemi te data 9 mars testim, testim, testim, sepse kemi thënë që ky është një proces dinamik. Unë kam thënë që testimet janë të rëndësishme, por sot jo çdo person që është kontakt i kontaktit do të ndiqet. Sa i përket tamponit, ne mund të bëjmë edhe 60 mijë, pse 6 mijë, por ne kemi plotësuar kërkesat e atyre që duan ta bëjnë. T’i heqim këto interpretime, që janë gjëra që nuk kanë më domethënie. Përqindja totale e infeksionit sot është 20.9, që ka ndryshuar me ditë. Ka pasur deri në 30% nga data 20 nëntori, ndërsa sot kemi sërish ulje. Nuk duhet të themi shifra që nuk i kemi në dispozicion, ose i kemi me të dëgjuar. Sot kemi prioritet të sëmurët, ata në shtretër, terapinë, pajisjet që duhen, oksigjenin. Këto na shqetësojnë shumë, ashtu si dhe aktivizimi i skenarëve të ndryshëm.
Vasili tha se masat kanë dështuar dhe duheshin shtrënguar… Deri para ca javësh thonin pse u mbyllëm se ekonomia do të vdesë. Nga data 1 nëntor është 22.2%, më 11 nëntor është 21.3% e deri te më e larta 31.%. Mesatarja e gjithë muajit nëntor është poshtë 30%. Por edhe të themi 30% nuk është 45%. Edhe për vdekjet nuk duhet të tmerrojmë njerëzit. Java e 20 gushtit ka qenë me 31 të vdekur, ka pasur rënie deri në fund të tetorit, dhe ka pasur një rritje pastaj. Javën e fundit ka sërish rënie. Nuk duhet të japim shifra jo reale. Pozitiviteti mesatar i gjithë pandemisë është 20.9%. Vdekshmëria është nga më të ulëtat 2.11%. Ndërsa për testimet iu them se kohët e fundit ka një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit. Ne kishim menduar se do të ezaurohej edhe Covid-4 brenda nëntorit, por kjo gjë nuk ndodhi, që do të thotë se nuk kemi pse marrim masa më shtrënguese. Sa i përket shkollave, po vijnë pushimet e dimrit, që do të thotë sikur të bësh një mbyllje dyjavore të shkollave. Ndalimi pas orës 22:00 ka funksionuar. Personalisht mendoj se përdorimi i masave parandaluese dhe i maskës ka ndaluar shumë te parandalimi i shpërndarjes së gripit.
A mund të shkohet në një lock-down të moderuar? Kushtet ndryshuan në favor të virusit dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi. Të gjithë qytetarët duhet të mendojnë për jetën e tyre. Po nuk u ruajtëm vetë ne, nuk mund të vëmë 3 milionë roje në 3 milionë njerëz. Të thuash se nuk funksionuan masat, duhet të dalësh me të dhëna. Besimi humbet me të pavërteta që thuhen. Kujt do t’i besojnë njerëzit, shifrave apo atyre që flasin? Më vjen keq, por unë e them: lini mjekët të punojnë! Nuk ka vend për të pavërteta.