Liverpooli dhe Real Madridi kanë kthyer Kylian Mbappen në objektivin madhor të merkatos. Kampioni i botës me shumë mundësi do të largohet, pasi kontrata e tij skadon në qershorin e 2022 dhe nuk ka nisur bisedimet për rinovim. Ylli i parisenëve ka treguar se nuk do të marrë një hap të tillë pa u konsultuar me prindeërit e tij, që ta marrin bashkë vendimin. “Ne e marrim çdo vendim së bashku, si familje. Mendoj se është gjëja më e fortë që të ndodhë. Ky konsultim me familjen më ka bërë ky që jam.
“Pa ta, nuk do të ishte e mundur, sepse disa herë ke dhe momente të vështira. Kur kam patur momente të vështira në karrierën time, kam mundur të shoh njerëzit që ishin aty për mua, prindërit e mi janë gjithmonë. Pa ta, nuk do të kisha çdo gjë që kam në këtë moment. Ata më treguan rrugën e drejtë dhe jam shumë me fat që kam këta prindër”, – tha ai.