Vajza e Dritan Hoxhës, Lori, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Top Albania Radio, ku ka treguar disa detaje nga jeta e vet. Ndryshimet fizike vijnë me moshën dhe me ndërhyrjet, ato shpirtërore me eksperiencat? Tre gjërat që kanë shënuar Lorin shpirtërisht më tepër janë…?

Vd ek ja e tim eti është e para, besoj pritej. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakter. Më ka krijuar dhe ca ‘daddy issues’ por për këto do flasim në një intervistë tjetër (qesh). Lindja e London është e dyta por jo më pak e rëndësishmja. Më ka bërë të besoj tek jeta përsëri në një moment ku çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq se di, por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ja dal ta ndez lavatriçen dhe pa ndihmë. Kuptova po ashtu që në jetë shumë gjëra i kam marr pa shumë mund, dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë.

Personi që shkon për ta mbajtur rrafsh? Mami. Por jo rrafsh në mënyrë të keqe. Ajo do t’më shohi mirë shpirtërisht dhe e di që për kritika kam njerëz të tjerë. Personi që zihesh më shumë po do më tepër? Sara dhe aq shumë më bezdis që e përmend në çdo intervistë (qesh). Por është esenciale në jetën time. She builds me up when I’m down, and pulls me down when I get cocky. Nëse do ishe këngë para dhjetë vitesh cila do ishe, po sot? Kur the 10 vite më parë, në kokën time ishin “Backstreet Boys” por ndërkohë 10 vite më parë qenka 2010! E tmerrshme ku shkon koha?! Në 2010 ka dalë albumi i parë i Drake kështu që do them “Over” sepse është kënga ime e preferuar e atij albumi. Ndërsa sot do të isha “Lonely” nga Justin Bieber.

Do kishe bërë diçka ndryshe po të ishe kthyer 10 vite para? Po. Nuk do isha kthyer të jetoja në Shqipëri 18-vjeç.