Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca na shoqëron çdo të shtunë, për dy orë të plota, me emisionin e saj “Shiko kush luan”. Së bashku me stafin, ajo punon shumë që gjithçka të jetë perfekte, mirëpo siç e dimë të gjithë: nuk ka punë pa lodhje!
Së fundmi, Luana ka ndarë me ndjekësit në Instagram një “sekret”. Ajo ka treguar se një ndër vështirësitë më të mëdha të realizimit të “Shiko kush luan” është dhimbja e shpinës dhe këmbët e mpira për 2-3 ditë pas xhirimeve.
Moderatorja ka publikuar një video të këmbëve të saj, që duken të enjtura nga këpucët. “Po ju tregoj një sekret, një nga vështirësitë më të mëdha në realizimin e këtij emisioni është dhimbja e shpinës dhe këmbët e mpira për të paktën 2-3 ditë pas xhirimeve”, ka shkruar Luana.