Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla akuzon kryedemokratin Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta për dhunën e protestuesve. Në një postim në “Facebook”, Balla ka publikuar fotot nga selia e PS me xhama të thyer, teksa i kërkon Bashës të dalë e të distancohet nga dhuna.
“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën! Lulzim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e bën dot, s’ke faj! Sepse je ti pjesë e organizimit të dhunës bashkë me Monikën e me Ilirin, teksa dërguat FRPD tënde dhe ca nga ata te tiganit të Jalës të godisnin me gurë selinë e Partisë Socialiste!”, shkruan Balla.