Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë të sapodiplomuar, të cilët kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune. Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.
Lulzim Basha tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve. “25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë. Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin . Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike“, -u shpreh Basha.
Kohet e fundit kreu i PD Lulzim Basha ka realizuar vetem takime me studente dhe te rinj, duke bere premtime dhe duke u shfaqur me shume si nje kandidat per minister i ardhshem i Arsimit dhe Rinise. Kush ia “zuri” postin e kryeministrit?!