Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani ka humbur sot një nga njerëzit e saj më të afërt. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manjola bën të ditur se xhaxhai i saj është ndarë nga jeta. Këngëtarja ka postuar një foto përkrah xhaxhait të ndjerë dhe shkruan fjalë shumë prekëse.

“Une nuk kam fjale ta shpreh dhimbjen e ikjes tende! Dhe pse kishe shpirtin plot se kishe djalin, gruan, vajzat e niperit, vellain e motrat,mua me thoje … nuk te kam mbese te kam goce dhe une te kisha ne vend te babit! Une humba me ty jo xhaxhain po njeriun e mencur, shpirt madh si rralle kush e mikun qe nuk do ma zevendesoje askush! Qofsh i parajses zemra jone! Dua te te kujtojme keshtu”, shkruan Manjola.