Policia e Shtetit ka ndëshkuar 364 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskë dhe 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria. Gjithashtu, është ndëshkuar edhe një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 364 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, është evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.