Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00, ky orar është vendosur për shkak të masave kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknin i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Imzot George Frendo është shprehur se në Katedralen e Shën Palit Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në orën 18:00, ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30.

“Mesha e Krishtlindjes në Katedralen tonë do të bëhet në orën 18:00, ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30. Na erdhi keq për shumë arsye sepse pa u konsultuar morën vendimin, duke e ditur që ne si kishë katolike kremtonin lindjen e Jezu Krishtit. Ato na kanë thënë se nuk e kishin ndërmend që në atë natë, në virgjilje të Krishltindjes kremtonin lindjen e Jezu Krishtit, prandaj unë kam dhënë atë përgjigje”, tha Frendo.

Kujtojmë që vendimi i Komitetit teknik të Ekspertëve për zgjerimin e fashës së ndalimit të lëvizjes nga ora 20:30 deri më 06:00 të mëngjesit ka gjetur reagimin e drejtuesve të lartë të Kishës Katolike. Kjo masë hynë në fuqi në të njëjtën ditë që përkon me lindjen e Krishtit dhe, për Kishën Katolike kjo masë do ndalonte besimtarët të dëgjonin meshën e Krishtlindjeve më 24 dhjetor.