Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anilja Denaj në fjalën e saj në Kuvend foli për ndryshimet e parashikuara në ligjin për sigurimet sëhoqërore, ndryshime që erdhën pas ngjarjes së rëndë të v ra s je s së Klodjan Rasha. “Në prezantimin e këtij akti normativ në radhë të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Rasha.

Ky akti normativ synon t’i qëndrojmë sa më pranë familjes në këtë moment të vështirë. Qeveria ka propozuar që të shikohet mundësia ligjore për të trajtuar financiarisht familjet e personit që humb jetën nga një situatë e tillë”, tha Denaj. Ministrja tha gjithashtu se pandemia frenoi procesin e rivlerësimit të pasiruve ndaj është propozuar edhe shtyrja.