Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë, i përkasin dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë. Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Sipas INSTAT-it, në vitin 2019, Italia dhe Greqia nuk zinin vetëm peshën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta prej 53.4%, por siguronin edhe 60.9% të punësimit që kryejnë ndërmarrjet e huaja në vendin tonë. Po ashtu, kompanitë italiane dhe greke zënë 53.5% të eksporteve dhe 49.2% të importeve të kryera nga kompanitë e huaja në vendin tonë.