Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Shiko Kush LUAN. Gjatë sfidës Ndaje ose kovën Valterit iu bë kjo pyetje: Halit, nëse nuk do të kishe qenë i martuar me cilat nga politikanet shqiptare do të dilje për një “dating”, pasi të duket shumë simpatike dhe cilën do ta refuzoje, pasi nuk të pëlqen nga pamja e jashtme.
Ndaj sot dy emra në Shiko Kush LUAN ose kovat! Haliti zgjodhi të përgjigjet e të thotë dy emrat e tij. Teksa po tregonte emrin e gruas me të cilën do të zgjidhte të dilte për një dating të gjithë nga salla në fakt sugjeruan emrin e Grida Dumës, por Valteri habiti duke thënë se në fakt jo duke qenë se ka konflikt interesi. Gruan me të cilën nuk do të dilte për një dating nuk e shpjegoi se përse, por tregoi vetëm se do të refuzonte zonjën Monika Kryemadhi.