PërPuthen mbrëmjen e sotme ka filluar me pjesën e dytë të takimit mes Melisës dhe Andit. Ndryshe nga takimi me Fationin, Melisa është treguar pak me e ‘ftohtë’ në takimin me Andin duke mbajtur një distancë fizike. Biseda e dy të rinjve ishte shumë dinamike dhe të dy morën përgjigjet për atë që ishin të interesuar të njihnin tek njëri tjetri.
Pjesë nga takimi mes Andit dhe Melisës: Melisa: Po ti Andi ça qëllimi ke në jetë? Andi: Që të krijojë një familje. Një familje tjetër. Të re që është qëllim i jetës. Je tip familjarë ti ? Melisa: Shumë. jam e lidhur me familjen. Shiko e di që në një të ardhme në familjen time do të jetë e madhe dhe do u dhuroj atyre atë çka fëmija ka më shumë nevojë. Andi: Po hobi ke? Melisa: E kam pak të çuditshëm. Hedhjet. Alpinizëm Andi: Unë, të rri kot. Futbollin Melisa: Kur do lozim Kalceto? Luaja gati çdo ditë kur isha e vogël.
Melisa: Di të gatuash ti? Se nuk lidhemi bashkë po nuk dite të gatuash? Andi: Po më propozon tani? Melisa: Nëse nuk di të gatuaj, s’bën. Andi: Për inat… nuk di!