Një kuti me çokollata dhe trëndafila që simbolizojnë dashurinë dhe mirësinë, ishte kjo dhurata e Fatjonit për Anën, në takimin e sotëm. Gjithashtu edhe një shishe vere e shoqëruar me një tjetër trëndafil, për të cilën Fatjoni u shpreh se do donte të hapej në momentin që do të lindte diçka mes tyre Nuk kanë munguar as ngacmimet me fjalë mes tyre. Menjëherë pas pjesës së parë të takimit kanë “plasur” debatet në studio mes Melisës dhe Anës, pas pyetjes që kjo e fundit i bëri Fatjonit në takimin e tyre.

Melisa: E bëri rrugë, mirë ky po edhe kjo si heq asnjë takim asnjërës po s’më përmendet mua. Ana: Duhet të kuptosh që të kam bërë një favor, duhet të shohësh njeriun se ku qëndron edhe ai me femra të tjera. Duhet të më falenderosh. E kam ftuar për vete, nuk ka pse shqetësohet shumë. Nuk ka ndonjë gjë për t’u irrituar.

Melisa: Vishu zhvishu ca ishte ajo Ana: Të dogji ty? Melisa: Pse hidhni kunja, dhe nuk jeni të drejtpërdrejtë Fatjoni: Në mullar nuk vajta të paktën! Melisa: Ajo pjesë është sqaruar.