Astrologe Meri Shehu teksa foli për parashikimin e yjeve për muajin dhjetor 2020, përmendi dhe atë çka pritet për shenjën e Gaforres. Sipas astrologes, shenja e Gaforres pjesën më të keqe e ka kaluar, por viti 2021 i pret për një analizë dhe bilanc më tepër në çështjet ekonomike.
“Besoj se pjesën më të keqe e ka kaluar Gaforrja që i përket shenjës së Gaforres. Tani do presim dhe nga data 15 të shikojmë ca tronditjesh akoma mund të kenë lënë pasoja te shenja e Gaforres, por tendenca e një llogarie ekonomike që duhet të shlyejë pas saj do jetë e fuqishme se fillojnë ato marrëdhëniet e rregullimit apo sqarimit të situatave të vështira por dhe marrëdhënieve të rëndësishme, aty nisin e lahen ose sqarohen llogaritë.
Po 2021 është më shumë sikur do përcaktoni ku jeni, ca keni humbur, ca keni marrë, kryesisht te çështjet ekonomike, kjo lloj analize e 2021 për gaforren më shumë në ekonomi”, tha astrologia në “Wake Up”.