Tre shqiptarë u arrestuan së fundmi nga Policia e Athinës në Greqi, pasi akuzohen për vjedhjen e disa dyqaneve në zonë. Mediat greke bëjnë në dije se në pranga ranë 2 kushërinjtë: 50-vjeçari Fari Meta dhe Adi Meta, 34 vjeç. Ndërkaq, u arrestua edhe 25-vjeçari Panajotis Berisha.

Pas një urdhri të Prokurorisë së Athinës u bënë publike dokumentet e identitetit dhe fotografitë e shqiptarëve që akuzohen për vjedhje. Prej kohësh policia kishte nisur hetimet për identifikimin e personave që kishin realizuar disa vjedhje dyqanesh në zonat periferike të Athinës.