Rreth 4 mijë persona pritet të mbërrijnë sot në portin e Durrësit. Krahas 20 sporteleve për hyrjen e tyre në atdhe, autoritetet shëndetësore thonë se po marrin masa edhe për kontrolle epidemiologjike.

Njoftimi: Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit. Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion.

Ndërkohë që janë shtuar kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Portin e Durrësit. Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Këtë të diel, me 3 tragetet e linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, priten rreth 3800 udhëtarë që do të hyjnë në vendin tonë.