Mike Tyson entuziazmoi të pasionuarit e boksit në duelin me Roy Jones Jr, në fund të muajit të kaluar, aq sa një ish-kampion i madh i ringut si George Foreman beson se legjenda e peshave të rënda mund të përballet “dhëmbë për dhëmbë” edhe me kampionët aktualë. Tyson la përshtypje pozitive në përballjen e ekzibicionit me tetë raunde më 28 nëntor, e cila me vendim të jurisë nuk pati fitues (përfundoi barazim), edhe pse shumë menduan se “Iron Mike” ishte fitimtar. Ishte due li i parë i Tysonit që nga tërheqja e tij nga boksi 15 vite më parë.
Dhe duke gjykuar nga ajo që ai pa, ish-kampionin botëror i peshave të rënda (dy herë), George Foreman, u shpreh për TMZ Sports: “Nëse ai (Tyson) bën edhe tri përballje të tjera si kjo, do ta mbështesja në sfidimin e çdo pretendenti për titull, madje edhe të një kampioni. Isha ulur në divanin tim duke parë atë duel mes Tysonit dhe Jones … Edhe unë kam zhvilluar ndeshje ekzibicioni me Sonny Liston, kam parë gjithashtu Muhamed Alinë të bëjë ndeshje ekzibicioni, por kurrë nuk kam ndjekur një të tillë kaq emocionuese.”
Foreman është i bindur se Tyson, sot 54-vjeçar, mund të përballojë çdo kundërshtar aktiv, nëse duelet do të zhvilloheshin me raunde dyminutëshe. “Do ta ktheja Tyson në ring në duelet me raunde që zgjasin dy minuta. Ai madje mund të përballojë 10 raunde dyminutëshe …”