Milan po kalon një moment fantastik teksa udhëheqin të vetëm Serie, plus 5 nga Inter. Kuqezinjtë në këtë periudhë janë drejtuar nga Daniele Bonera në një kohë kur si trajneri Pioli ashtu dhe ndihmësi i tij, Giacomo Murelli, ishin të prekur nga COVID-19.
Më në fund, trajneri Pioli dhe ndihmësi i tij mund të zbresin në stërvitje pasi të dy kanë rezultuar negativ në testin e fundit që iu nënshtruan të martën. Pioli rikthehet menjëherë të drejtoj seancat stërvitore pa ndihmën e dronit ndërsa të enjten do të jetë në pankinë gjatë ndeshjes Milan-Celtic.